SEKULLIQ: BLERJA E PRODHIMEVE VENDORE HAP VENDE TË REJA PUNE

Me blerjen e produkteve vendase, ndihmohen shtetasit malazezë të cilët punojnë në kompanitë vendase  të marrin rregullisht pagat dhe të u paguhen taksat dhe kontributet, por gjithashtu u sigurohet stabilitet vendeve të punës, por edhe hapjen e vendeve të reja të punës, deklaroi ministrja e ekonomisë së MZ, Dragica Sekulliq.

“Deri në 80 për qind të vlerës së produktit vendas që ne blejmë qëndron në Mal të Zi, përmes pagave për punëtorët dhe taksave dhe kontributeve të paguara. Ato që ne i blejmë nga importet në shumicën e rasteve mbeten përmes Tatimit mbi Vlerën e Shtuar të TVSH-së, sepse në shumë raste produktet e importit përjashtohen nga detyrimet doganore, meqenëse vijnë nga  ato vende me të cilat kemi nënshkruar marrëveshje doganore “, tha Sekulliq , gjatë Programit të mëngjesit në RTMZ.

Ajo shtoi se është e rëndësishme që ato para të shkojnë në buxhet dhe nga ai buxhet të financohet  shëndetësia, arsimi, ndihmat sociale, por gjithashtu  të bëhen edhe investimet në kulturë dhe sport. Sekulliq, përkujtoi se Ministria e Ekonomisë ka nëntë programe mbështetëse dhe 1.5 milion euro të dedikuara për mbështetjen e ndërmarrjeve për këtë vit, e cila është gjysmë milioni më shumë se vitin e kaluar.

“Duke investuar në kompanitë në kapacitetet e tyre të prodhimit, produktet e tyre do të jenë më të lira dhe më të mira. Jam në dijeni që konsumatoret tonë nuk mendojnë vetëm për cilësinë, por edhe për çmimet. Duke reduktuar shpenzimet e prodhimit, ne me këto programe, do t’i bëjmë këto produkte më të lira dhe më të përballueshme”, tha Sekulliq.

SHARE