HAP I RËNDËSISHËM PËR POLITIKËN NACIONALE TË MEDIEVE TË MALIT TË ZI

Në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian dhe i mplementuar nga Këshilli i Evropës u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet për reformat e mëtejshme në sektorin e medies malazeze.

Si pjesë e projektit JUFREX, në fund të vitit 2017, një grup ekspertësh të pavarur ishte në Mal të Zi për të kryer një analizë të hollësishme të sektorit të medies.

Analiza përmban 67 rekomandime, të cilat duhet të ndihmojnë Malin e Zi të formulojë një politikë kombëtare të medies.  Ushtruesja e detyrës së Ambasadorit të BE-së në Malin e Zi dhe Shefja e Seksionit Politik të Delegacionit të BE-së, Pllamena Halçheva, mendon se kjo është një tjetër mundësi për të theksuar se liria e medies është një kusht i padiskutueshëm për çdo vend kandidat në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Ky është një tregues i rëndësishëm i funksionimit të sundimit të ligjit. Nuk është rastësi që liria e shprehjes dhe liria e medieve janë elementet bazë të kapitullit 23, duke përfshirë edhe kriteret e përkohshme që Mali i Zi, është i vendosur për ti përmbushur “, shtoi Hallaçeva.

Drejtoresha e Përgjithshme për pranim në BE në Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Jellena Burzan, theksoi se Mali i Zi, përmes procesit të saj të negociatave, tregoi se është serioze në qëllimin e saj për të përmirësuar vazhdimisht kuadrin legjislativ dhe institucional.

SHARE