9 VIKTIMA TË TJERA DHE 574 RASTE TË REJA

Në Mal të Zi prej ditës së djeshme janë kryer 2024 analiza për Covid 19, nga të cilat 574 kanë rezultuar pozitive, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dhe 9 viktima nga kjo sëmundje. Numri më i madh i rasteve të reja janë në: Podgoricë 192,  Nikshiq 105, dhe në Ulqin ku është regjistruar rekord i ri me 51 të infektuar. Gjatë kësaj kohe u shëruan  506 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.903.

SHARE