MBAHET MBLEDHJA E TRUPIT KOORDINUES PËR MENAXHIMIN E PROCESIT TË TRANSFORMIMIT DIGJITAL

Në organizim të Ministrisë së Administratës Publike është mbajtur sot mbledhja e Trupit Koordinues për Menaxhimin e Procesit të Transformimit Digjital, të kryesuar nga ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.

Ministri Dukaj theksoi rëndësinë e punës së këtij organi me qëllim të veprimit të përbashkët, i cili do t’i japë një kontribut të rëndësishëm administratës publike në ofrimin e kornizave dhe infrastrukturës përkatëse ligjore, më pas krijimin e administratës moderne elektronike, mbështetjen e ekosistemit startup, digjitalizimin e proceseve të biznesit, operacionet e administratës publike pa letra dhe shumë të tjera.

“Ministria e Administratës Publike po punon në formësimin e politikave që do të forcojnë kapacitetet e IT-së, duke futur teknologji të reja digjitale, duke hapur mundësi të reja për bizneset dhe konsumatorët, duke mbështetur tranzicionin e gjelbër për të cilin synon e gjithë BE-ja, duke mbështetur aftësitë digjitale të qytetarëve, si dhe digjitalizimin e shërbimeve publike, duke respektuar të drejtat dhe vlerat themelore. Në periudhën paraprake kemi filluar procesin e përmirësimit të disa sistemeve, si dhe ngritjen e sistemeve të reja që janë të një rëndësie vendimtare për ngritjen e një administrate moderne shtetërore”, tha ministri Dukaj.

SHARE