ANKARAJA DHE PODGORICA LIDHEN PËR HERË TË PARË ME NJË LINJË AJRORE DIREKTE

Kryeqytetet e Malit të Zi dhe Turqisë, Podgorica (TGD) dhe Ankaraja (ESB), tani janë të lidhura me një linjë ajrore direkte.

Në këtë linjë operon kompania turke low-cost “Pegasus Airlines”, e cila lajmërohet dy herë në javë, të hënën dhe të premten.

Siç thuhet në njoftimin e Aeroportit të Malit të Zi, aeroplani i parë me pasagjerë ka aterruar në aeroportin e Podgoricës në orën 11.25.

“Jam i lumtur që të gjitha vendet si në fluturimet hyrëse ashtu edhe në ato dalëse janë të mbushura. Kjo flet për interesin reciprok të qytetarëve të Turqisë dhe Malit të Zi. Në këtë mënyrë ne po forcojmë lidhjet tregtare dhe turistike mes vendeve tona. Gjatë sezonin veror, presim edhe më shumë fluturime”, tha ambasadori i Turqisë në Mal të Zi, Barish Kallkavan.

Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Dobarxhiq, theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve ajrore midis Malit të Zi dhe Turqisë.

“Fluturimi mes Ankarasë dhe Podgoricës mund të konsiderohet historik. Dihet që Podgorica është jashtëzakonisht e lidhur me Stambollin, por që nga sot komuniteti i biznesit dhe elitat politike nga Ankaraja kanë një linjë të drejtpërdrejtë edhe për në Podgoricë. Është veçanërisht e rëndësishme që linjat e reja hapen edhe para fillimit zyrtar të verës, sezon i cili sipas të gjitha parametrave do të jetë rekord”, ka vlerësuar Dobarxhiq.

SHARE