Getinjo dhe Ana Kabashi publikojnë duetin “Je e vetmja dashuri”

Këngëtarja Ana Kabashi dhe reperi Getinjo ishin ndër banorët e Big Brother VIP Kosova.

Dyshja ndonëse ka javë që nuk janë pjesë e formatit po vazhdojnë të komentohen për rrugëtimin e tyre Brenda shtëpisë së famshme.

Artistët gjatë kohës sa ishin banorë të BBVK bashkë realizuan një duet qe u mirëprit nga ana e fansave dhe u kthye në një hit.

Ata premtuan se kënga do të kompletohej nga ana profesionale sapo të largoheshin nga ‘reality-show’ dhe kështu kanë vepruar.

Kënga me titullin “Je e vetmja dashuri” tashmë është kompletuar dhe realizuar edhe nga ana vizuale ku të dy duken në formë të mirë, me stil dhe tejet të afër me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që teksti i këngës u realizua nga vet artistët, producent i këngës është Nurtel, teksa për klipin u përkujdes Sekuencë.

Projekti tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të pritet mirë nga ana e fansave të tyre. /Telegrafi/

SHARE