“Acar” publikohet nga Elinel dhe Capital T

Dy rap-artistë të njohur të estradës shqiptare janë bërë bashkë për një bashkëpunim.

Bëhet fjalë për reperët Elinel dhe Capital T, të cilët kanë publikuar këngën me titullin “Acar”.

Kënga është shoqëruar edhe me videoklip që u realizua nga produksioni ‘Smart Motion’.

Producent të projektit janë Rzon dhe Pllumb Beats, që gjithashtu u përkujdesën për instrumentalin dhe ‘beat’.

Ndërkohë, teksti i këngës është shkruar nga vet Elinel dhe Capital T.

Projekti tashmë gjendet i lansuar në kanalin zyrtar në YouTube të Elinel dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tyre.

Përveç këngëve të reja, dyshja theksojmë që janë të angazhuar edhe projekte te reja dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/

SHARE