INSITUTI: REGJISTROHEN 527 RASTE TË REJA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, tre persona kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit dhe janë regjistruar 527 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Brenda 24 orëve të fundit, në Institut është raportuar shërimi i 866 personave. Numri më i madh i rasteve  pozitive është shënuar në Podgoricë, 150. Numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 4,560.

SHARE