Këshilla të thjeshta për pastrim të stufës

Mendoni se pastrimi i stufës është një punë e vështirë dhe asnjë këshillë nuk do t’ju ndihmojë. E keni gabim, sepse këshillat për pastrim të stufës, me një angazhim të vogël tuajin, vërtet ndihmojnë

Mbani në mend kur dikur prindërit tanë kanë pastruar dhe larë rroba me hi, po ashtu edhe hiri është aq i mirë edhe në pastrimin e stufës.

Hirin e drurit të djegur është mirë ta ruani, sepse është një bazë e mirë për rindezjen e zjarrit, transmeton Telegrafi.

Për pastrimin e pjesëve metalike të stufës përdorni lustrues apo ndonjë mjet tjetër dhe kur ta pastroni brendësinë e stufës, duhet patjetër të mbyllni dyert e ajrit në mënyrë që të pengoni ndotjen e hapësirës.

Me rastin e pastrimit të stufës vini maskë në fytyrë në mënyrë që të mos thithni pluhurin dhe rreth stufës vendosni gazeta të vjetra në mënyrë që ta mbroni nga ndotja.

Me një brushë të butë fshini pluhurin i cili është grumbulluar në grilën e stufës. Nëse grila është tepër e ndotur, lajeni me ujë të ngrohtë dhe detergjent. Hapësira në mes të telave mund të pastrohet me brushë të dhëmbëve. Aksesorët e pastrimit të stufës më mirë është t’i pastroni me leckë të njomur në parafinë, në mënyrë që të pengoni ndryshkun e tyre.

Me pastrues të pjesëve metalike, lustroni dorezat e stufës. /Telegrafi/

SHARE