TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE MË TË SHTRENJTA

Të gjitha llojet e karburanteve nga sot do të rriten me një deri në dy cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Çmimet e Eurosuper 95 dhe 98 do të rriten për dy cent, kështu që në dy javët e ardhshme do të kushtojnë 1.42 euro dhe 1.46 euro. Nafta për ngrohje dhe Eurodizel do të rriten për një cent dhe do të kushtojnë 1.26 eurodhe 1.28 euro. Ndryshimet e fundit në çmimet e karburanteve ishin më 21 dhjetor të vitit të kaluar, kur benzina dhe nafta për ngrohje u rritën për një cent.

SHARE