NË FILLIM TË VITIT DO TË VAZHDOJNË BISEDIMET PËR ULJEN E ÇMIMEVE TË BARNAVE

Në fillim të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë negociatat për uljen shtesë të çmimit të ilaçeve, gjë që do të reflektohet pozitivisht tek qytetarët, tha ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq. Ajo tha se në muajt e fundit janë mbajtur më shumë se 40 takime me prodhuesit e barnave. “Kemi arritur të zbresim çmimin e barnave nga pesë në dhjetë për qind dhe ato kursime do të shkojnë në Fondin për Sigurimin Shëndetësor, gjegjësisht në të gjithë sistemin shëndetësor dhe shtetin”, tha Boroviniq- Bojoviq në një intervistë për agjencinë MINA. Ajo tha se do të zhvillojnë bisedime për uljen e çmimeve të ilaçeve, jo vetëm për ato në listën bazë, por për të gjitha ilaçet në përgjithësi.

SHARE