Si ta Përgatisni Çokollatën e Zezë në Shtëpi – E Shëndetshme dhe Perfekte

Kur njeriu ha  çokollatë, gjendrat endokrine  çlirojnë hormone që ndikojnë ndjenjat dhe sjelljen tonë duke na dhënë gaz e hare.

Por përve ç hormoneve të lumturisë,  çokollata, sidomos ajo e zeza është shumë e pasur me antioksidantë.

Këto substanca natyrale kimike janë të nevojshme për të eliminuar radikalet e lira në organizëm.

Radikalet e lira shkaktojnë oksidim dhe inflamacion që nxisin disa sëmundje kronike.

Burimet më të pasura të antioksidantëve janë farat e papërpunuara të pemës së kakaos.

Për rrjedhojë, kakaoja pluhur dhe çokollata e zezë janë format më të mira të kësaj ëmbëlsire që njeriu duhet të konsumojë.

Si Ta Përgatisni Çokollatën e Zezë Në Shtëpi

Përbërësit:

  • 120 gramë ose një filxhan çaji gjalpë organik
  • 100 gramë kakao pluhur pa sheqer
  • 1 lugë gjalpë mjaltë
  • 1 lugë  çaji vanilje pluhur
  • Një majë luge kripë

Përgatitja:

Mbushni një tenxhere të vogël me pak ujë dhe vendoseni në zjarr.

Ndërkohë që nxehet uji, vendoseni gjalpin e kakaos në një enë tjetër rezistente ndaj nxehtësisë dhe futeni në tenxheren me ujë.

Sigurohuni që uji nuk i afrohet sipërfaqes së enës ku keni hedhur gjalpin.

Kur të shkrihet, hiqeni enën nga texherja dhe lëreni të ftohet pak.

Më pas, shtoni në të kakaon pluhur, mjaltin, vaniljen dhe kripën.

Përziejini mirë që të gjithë përbërësit të shkrihen dhe të njësohen.

Mbrojeni masën e  çokollatës nga uji sepse nëse në të bie qoftë edhe një pikë ujë,  çokollata do të dalë siç duhet.

Pasi ta keni përzier mirë dhe të keni përfituar një masë kremoze dhe të njëtrajtshme prisni deri sa temperatura e masës së  çokollatës të bjerë deri në 32 gradë.

Më pas hidheni masën në enën përkatëse me forma ose në një letër pjekjeje, mjafton që të jetë në një sipërfaqe të sheshtë dhe prisni për disa orë deri sa  çokollata të forcohet në temperaturë ambienti.

Sipas dëshirës, atë mund ta fusni në frigorifer që të ngurtësohet më shpejt, por temperatura e ambientit ndihmon në cilësinë e saj./AgroWeb.org

SHARE