Adhuruesit e cokollatës do ta dashurojnë këtë ëmbëlsirë.
Përbërësit
- 6 lugë gjelle gjalpë
- 220 gr çokollatë të zezë
- 6 vezë
- ½ filxhan sheqer
- sheqer pluhur.
Udhëzimet
- Gjalpën e cokollatën shkrijini bashkë e më pas shtoni të verdhat e vezëve
- Të bardhët e vezëve rrahini e më pas shtoni sheqerin.
- Kur të jetë forcuar mjaftueshëm si masë, atëherë shtoni gradualisht masën me cokollatë, gjalpë e të verdhat e vezëve.
- Përziejeni mirë masën dhe zbrazeni në tepsin e ëmbëlsirave, të lyer paraprakisht me gjalpë.
- Piqeni në furrën e parangrohur në 140 gradë për afro 50 minuta.
- Sipas dëshirës, shërbejeni të spërkatur me sheqer pluhur ose me krem të rrahur qumështi.
- Ju bëftë mir!