SË SHPEJTI NJË SHTËPI PËR FËMIJË NË PODGORICË

Në seancën e Këshillit për të Drejtat e Fëmijës, të drejtuar nga zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, u diskutuan mundësitë e hapjes së një shtëpi për fëmijë, bazuar në modelin e zgjidhjes multidisiplinore të çështjes së dhunës ndaj fëmijëve. Shtëpia e Fëmijës, e modeluar sipas Barnachus, do të merrej me rastet e traumave seksuale dhe abuzimit të fëmijëve dhe do të shërbente për punë paralele dhe të koordinuar në hetimin penal, nga njëra anë, dhe marrje në pyetje nga sektori i mirëqenies sociale, nga ana tjetër. “Njëkohësisht duke u kujdesur që shërbimi të ofrohet në një mjedis të sigurt dhe të përshtatur me nevojat e fëmijës”, njofton Qeveria.​

SHARE