KAVARIQ: NË PODGORICË TË FUTEN MASAT SI NË MUAJIN MARS

Drejtori i Qendrës Shëndetësore Podgoricë, Nebojsha Kavariq, tha se institucioni shëndetësor u propozon autoriteteve futjen e të gjitha masave kufizuese për Podgoricën, në mënyrë që të vihet nën kontroll epidemia e koronavirusit sa më shpejt të jetë e mundur.Kavariq tha për Radion e Malit të Zi se ai është absolutisht dakord të futen masat në Podgoricë si ato të marsit nga fillimi i epidemisë. Ai e vlerësoi situatën aktuale si më dramatike që nga fillimi i pandemisë, duke deklaruar se shifrat e parashikuara më parë janë tejkaluar tashmë. Ai shton se sjellja e qytetarëve është e tillë që të dhënat nuk i shqetësojnë ata, por sikur po mësohen me të dhënat ditore për numrin e vdekjeve, ose sikur po ndodh në një vend tjetër. Ai kujton se vaksinimi i rregullt kundër gripit sezonal është duke u zhvilluar dhe se interesimi është i madh. “Në vetëm tre ditë, ne dhamë pothuajse 5,000 vaksina. Në përgjithësi, situata është e tillë që masat epidemiologjike janë të nevojshme,” tha Kavariq.  

SHARE