PËR HERË TË PARË NË HISTORINË E SHBA-së / DHOMA E PËRFAQËSUESVE SHKARKON KRYETARIN

US House Minority Leader, Kevin McCarthy, Republican of California, speaks during his weekly press briefing on Capitol Hill in Washington, DC, on March 18, 2021. (Photo by Mandel NGAN / AFP) (Photo by MANDEL NGAN/AFP via Getty Images)

Kevin McCarthy është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, në një votë mosbesimi.

Kjo është hera e parë në historinë amerikane që shkarkohet një zyrtar prej kësaj pozite përmes një votimi kësisoj.

McCarthy është shkarkuar nga pozita e liderit të shumicës së republikanëve në këtë dhomë të Kongresit me 216 vota për dhe 210 kundër.

Politikanët e linjës së ashpër kanë votuar për largimin e tij, pasi McCarthy e ka arritur një marrëveshje me demokratët e Senatit për t’i financuar agjencitë qeveritare.

Aktualisht nuk ekziston një emër që do ta mbikëqyrë shumicën e republikanëve në këtë dhomë.

Kongresi i ka rreth 40 ditë për ta arritur një marrëveshje që shmang mbylljen e Qeverisë amerikane.

Republikani nga Florida Matt Gaetz, aleat i ish-presidentit amerikan Donald Trump, e ka nisur procedurën për shkarkimin e McCarthyt.

Ai e ka akuzuar kreun e deritanishëm për arritjen e një marrëveshjeje sekrete me Shtëpinë e Bardhë për ta vazhduar financimin për Ukrainën, teksa është negociuar shmangia e mbylljes qeveritare në fundjavë.

McCarthy e ka hedhur poshtë diçka të tillë.

Ish-presidenti Trump ka thënë se partia duhet t’i luftojë “demokratët e majtë radikalë” dhe jo njëri-tjetrin.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka thënë përmes një deklarate se presidenti amerikan Joe Biden është duke shpresuar që Dhoma e Përfaqësuesve të gjejë shpejt një emër të ri për kryetar, duke përmendur se “sfidat me të cilat përballet kombi ynë, nuk mund të presin”.

SHARE