NGA NESËR NDALOHET PARKIMI NË ZONËN E QENDRËS KLINIKE

Nga nesër nuk do të lejohen të parkohen veturat e qytetarëve dhe pacientëve, si dhe taksitë në mjediset e Qendrës Klinike të Malit të Zi (QKMZ), njoftuan nga ky institucioni. Nga QKMZ thanë se për shkak të automjeteve të parkuara në mënyrë jo të rregullt, qarkullimi ditor në zonën e atij institucioni është i vështirësuar, gjë që pengon funksionimin e rregullt të shërbimeve të tyre për transport, mirëmbajtje inxhinierike dhe teknike, si dhe për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit. “Kjo çështje është shumë e rëndësishme kur e dimë se ndonjëherë edhe sekondat bëjnë ndryshimin në shpëtimin e jetëve njerëzore”, theksuan nga QKMZ. Sipas tyre, për shkak të parkimit të parregullt, automjetet zyrtare të Institutit për Ndihmë Emergjente Mjekësore shpeshherë kanë qasje të vështirë, para së gjithash në Qendrën Emergjente.

SHARE