KA BAZË QË ÇMIMET E ENERGJISË ELEKTRIKE TË MBETEN TË NJËJTA NË VITIN 2023

Drejtori ekzekutiv i Ndërmarrjes Elektroekonomisë të Malit të Zi, Nikolla Rovçanin përsëriti se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se do të vazhdojnë me zbritje. Kur bëhet fjalë për vitin 2023, ai thotë se jo gjithçka varet nga EEMZ. Ai gjithashtu tha se nuk do të ketë kufizime në planifikim. Rovçanin tha se Agjencia e Rregullatorit për Energji (ARE) do të bëjë një kalkulim deri në fund të vitit dhe se vendimi pritet para dhjetorit: “Duke marrë parasysh të gjitha këto importe në baza ditore, faturimin, duke marrë parasysh që kemi kapërcyer goditjet e para dhe të dyta të krizës energjetike dhe që kemi ardhur në degën e gjelbër kur presim fitim, ka arsye që te mbahen çmimet”, tha Rovçanin. Ai bëri të ditur se blerja e aksioneve të kompanisë nga shteti nuk ishte ndihmë e drejtpërdrejtë shtetërore për stabilizimin e sektorit energjetik, ndërsa historia e humbjeve u interpretua politikisht dhe keqdashës në opinion.

SHARE