MEDENICA: KËRCIM I LARTI I INFEKTUARVE, SITUATA ËSHTË SHUMË E RËNDË

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë për Sëmundjet Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Sanja Medenica, tha për TVMZ se situata epidemiologjike në Mal të Zi është shumë serioze, se transmetimi lokal është i lartë dhe u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat që mund të frenojnë përhapjen e koronavirusit. “Rritja e numrave nuk është e papritur, kjo situatë aktuale tregon sjelljen tonë nga 10 në 15 ditë më parë. Kolegët tanë na thanë se qytetarët nuk po u përmbahen masave dhe kjo po tregohet tani,” tha ajo. Kur bëhet fjalë për fillimin e vitit shkollor, të njëjtat rekomandime mbeten në fuqi për tani, tha ajo. Nëse vjen deri tek ndeshja e virusit sezonal dhe koronavirus, Medenica thotë se të gjithë duhet të jenë të gatshëm për këtë. “Gripi në vetvete është i paparashikueshëm, nga tetori në prill, dhe ne monitorojmë gjithçka, por mund të ndodhë në çdo kohë. Mbivendosja mund të ndodhë, por ne kemi një vaksinë kundër gripit, por akoma jo për koronavirusin,” tha ajo.

SHARE