Maska mrekullibërëse për ju që keni një fytyrë të yndyrshme dhe me akne!

Nëse keni një fytyrë të yndyrshme dhe me akne, por nuk dini se çfarë të bëni, jeni në artikullin e duhur për ju. Ekspertët kanë deklaruar se mund t’ju vijnë në ndihmë maskat natyrale me përbërës që mund t’i gjeni lehtësisht në shtëpinë tuaj.

Një ndër maskat që jep efekte më të larta është ajo me kastravec dhe mente. Ka disa mënyra për të bërë një maskë me kastravec, nga më të thjeshtat deri më të ndërlikuarat. Maska me kastravec ju ndihmon për të luftuar kundër akneve dhe është e nevojshme për fytyrat me yndyrë. Ajo gjithashtu heq qeskat poshtë syve dhe rrathët e errët të syve.

Gjithçka që na duhet për këtë maskë mrekullibërëse janë; 1 lugë çaji mente, 1 lugë çaji lëng limoni, ½ kastravec dhe 1 vezë. Fillimisht hidhni në mikser kastravecin dhe menten. Më pas shtoni lëngun e limonit dhe vezën.

Përbërjen e përftuar vendoseni në frigorifer për rreth 10-15 minuta. Nxirreni nga frigoriferi dhe aplikojeni në fytyrë duke e lënë të veprojë për 15 minuta. Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. Kjo maskë është shumë praktike dhe e thjeshtë, dhe njëkohësisht ju ndihmon që të largoni aknet duke ju dhënë shkëlqim në fytyrë.

SHARE