Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, deklaroi se oficerët e FRONTEX-it janë në ndihmë të madhe për policinë kufitare malazeze në kryerjen e kontrolleve të rregullta, por edhe në zbulimin e krimit ndërkufitar.
Ai për TRT tha se pikat kufitare malazeze rëndohen vazhdimisht, jo vetëm nga turistët, por edhe nga emigrantët.
“Ky numër u rrit veçanërisht pas pushtimit rus të Ukrainës, kur një numër i madh ukrainasish gjetën strehim në Mal të Zi,” shtoi ministri.
Axhiq tha se Mali i Zi është i gatshëm të zbatojë jo vetëm legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE), por edhe të veprojë në nivel operacional dhe të jetë “në vijën e parë të mbrojtjes”.
“Në këtë mënyrë, me mbështetjen e FRONTEX-it, përveç atyre malazeze, duam të mbrojmë edhe kufijtë e BE-së”, tha Axhiq.