ABAZOVIQ PËR “JADRAN”: NE DISPONOJMË ME PRONËN TONË ASHTU SIÇ MENDOJMË SE DUHET

Anija “Jadran” ka një kontekst më të gjerë dhe nuk duhet të bëjmë politikë ditore prej saj.

“Unë jam për zgjidhje të qëndrueshme, por kroatët duhet ta dinë se Mali i Zi disponon me pronën e tij ashtu siç mendon se duhet,” tha kryeministri Dritan Abazoviq.

“Ne jemi këtu për të folur dhe dëgjuar të gjitha argumentet, por festimi i 90-vjetorit të anijes është diçka që është në juridiksionin tonë dhe ne duhet ta trajtojmë atë në atë mënyrë”, tha Abazoviq.

Ai theksoi se nuk dëshiron të drejtojë kritika dhe “shigjeta” ndaj palës kroate.

“Nëse ne mund të gjejmë zgjidhje në mënyrë dinjitoze, miqësore, fqinjësore dhe vëllazërore, ne jemi këtu. Deri atëherë, Ministria e Mbrojtjes dhe ministritë e tjera do ta disponojnë pronën në mënyrën që ata mendojnë se është më e përshtatshme,” tha kryeministri.

Kroacia dje i dërgoi një notë proteste Malit të Zi lidhur me përkujtimin e nëntëdhjetë vjetëve të anijes shkollore “Jadran”.

“Përvetësimi i pasurisë së dikujt tjetër është në kundërshtim me zakonet e përbashkëta, të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat evropiane për të cilat ka zgjedhur Mali i Zi”, thuhet në deklaratën e Ministrisë kroate.

Zagrebi zyrtar i bëri thirrje Podgoricës që t’i japë përparësi zgjidhjes dypalëshe të fatit të asaj anijeje, “një simbol i traditës detare kroate shekullore” dhe të shmangë aktivitetet e njëanshme deri atëherë.

SHARE