FUQIZIM I BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E POLITIKAVE TË REGJISTRIMIT NË UNIVERSITETET E KOSOVËS

Për rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, forcimin e tij ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës në aspektin e shkëmbimit të studentëve, si dhe përmirësimin e mëtejmë të politikës së regjistrimit të studentëve meshkuj dhe femra nga Mali i Zi, është biseduar sot në takimin e ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Gjeka dhe rektorit zë Universitetit Hasan Prishtina Prof. Ph.D. Naser Sahiti. Në takim u theksua se Universiteti “Hasan Prishtina” ka bashkëpunim të mirë me 200 universitete në nivel global dhe u shpreh interesimi për përmirësimin e bashkëpunimit me Universitetin e Malit të Zi, duke marrë parasysh rëndësinë e dy vendeve dhe potencialin që lidh dy vendet mike. Ministri Gjeka propozoi shkëmbimin e studentëve, profesorëve, si dhe ide e projekte që do të përmirësojnë më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të dy vendeve. Në takim u ra dakord për shkëmbimin e përvojave në projekte të financuara nga fondet e BE-së, ku projektet në një grup vendesh preferohen më shumë se aplikimet individuale. Në takim u përshëndet nënshkrimi i fundit i Memorandumit me Universitetin e Cyrihut, duke e konsideruar të rëndësishëm për rajonin. Ata diskutuan edhe për kuotën e shqiptarëve nga Mali i Zi, e cila përfshin 58 studentë në 14 fakultete. Me atë rast ata përkujtuan se afati i dytë i regjistrimit fillon më 10 shtator të vitit aktual. Në fund u ra dakord për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e arsimit.

SHARE