KOALICIONI “LISTA SHQIPTARE” DORËZON LISTËN

Sonte u bë dorëzimi i listës të koalicionit Lista Shqiptare “Koha është tani”.

Alternativa Shqiptare, Forca e re Demokratike, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja Perspektiva dhe Unioni i Tuzit, dorëzuan në Komisionin Zgjedhor, listën e kandidatëve për deputet, në krye të së cilës është Kryetari i ASH-së, Nik Gjeloshaj, pasuar nga Genci Nimanbegu (FORCA), Nikollë Camaj (LDSH), Florim Pali (LP), Fadil Kajoshaj (UT) etj.

Kjo listë numëron 81 kandidat e kandidate duke përfshirë në tërësi gjeografinë shqiptare në Malin e Zi.

Të rikujtojmë se zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të mbahen me 30 gusht 2020.

SHARE