Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, do të udhëheqë listën e koalicionit “Lista Shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj” , në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi që do të mbahen me 30 gusht 2020.
Në seancën e mbrëmshme në Tuz, kryesia e Alternativës Shqiptare përcaktoi listën elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare brenda koalicionit të madh shqiptar, të dakorduar në mes ASH, Forcës, LDSH, Levizjës Perspektiva dhe Unionit të Tuzit.
Sipas marrëveshjes, ASH është e para në listën e përbashkët të koalicionit të madh shqiptar dhe ka emëruar drejtuesin e saj Nik Gjeloshaj që të drejtojë listën e koalicionit të madh shqiptar të quajtur “lista shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj, duke pasuar me deputetin e deri tanishëm Genc Nimanbegu nga FORCA, Nikollë Camaj – LDSH, Florim Pali – Levizja Perspektiva, Fadil Kajoshaj – Unioni i Tuzit etj.
Zgjedhjet parlamentare më 30 gusht do të jenë të njëmbëdhjetat nga futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, dhe të pestat që nga rivendosja e pavarësisë.