LLAKIQ: PRESIM RRITJE TË ÇMIMIT TË BLERJES SË QUMËSHTIT NGA FERMERËT

Sekretari i Shoqatës së Blegtorive të Danillovgradit, Vllado Llakiq, ka bërë të ditur se blegtorët malazezë presin rritje të çmimit të blerjes së qumështit, sepse te ardhurat e tyre janë në kufirin e rentabilitetit. Ai për TVMZ ka bërë të ditur se blegtorët janë në gjendje shumë të keqe, prandaj kanë iniciuar një sërë takimesh me autoritetet. Një pjesë e takimeve, siç tha ai, dhanë fryte, ndërsa pjesa tjetër mbetet për t’u parë: “Kemi nisur një bisedë me përfaqësuesit e blerësve të qumështit për të parë nëse ka mundësi të rritet çmimi i blerjes”. “Tani shkon nga 30 deri në 43 cent, varësisht nga ferma. Cilësia dikton çmimin, dhe komunat japin një pjesë të subvencionit. E gjithë kjo është e pamjaftueshme që fermerët të bëjnë biznes pozitiv”, tha Llakiq. Ai tregon se më 1 korrik ka pasur rritje të çmimeve për markete, pra edhe për qytetarët, për të cilën nuk janë informuar, megjithëse kanë pasur marrëveshje që në çdo rritje çmimi për qytetarët, të llogaritet edhe fermeri.

SHARE