ZGJEDHJET LOKALE NË PLEVLA MË 3 KORRIK

SERBIA-VOTE

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka shpallur zgjedhjet lokale në Plevla për 3 korrik. “Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi”, thuhet në Presidencë. Të rikujtojmë se Gjukanoviq ka shpallur zgjedhjet lokale në Tivar, Danillovgrad, Kollashin dhe Podgoricë më herët më 19 qershor, ndërsa zgjedhjet lokale në Bijello Pole dhe Shavnik shtatë ditë më parë – më 12 qershor. Sipas vendimit të Gjukanoviqit, zgjedhjet lokale në Zhablak dhe Plluzhine duhet të mbahen më 5 qershor, kur janë caktuar zgjedhjet në Budva.

SHARE