BE TË ZGJEROHET NË LINDJE / ITALIA, MBËSHTETËSE E FLAKTË E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË

Kryeministri italian, Mario Draghi, tha të martën se BE duhet të dalë më e fortë nga sfida historike e krijuar nga lufta në Ukrainë, përfshirë zgjerimin e tij në lindje. Konflikti, tha Draghi në parlamentin evropian në Strasburg, është një krizë sigurie, humanitare, energjitike dhe ekonomike që ka treguar se institucionet e BE nuk ishin në një linjë në reagimin e tyre. Përgjigjia, sic argumenton ai, ishte federalizmi pragmatik, me një vendimmarrje që duhet të shkëputet nga vetot e vendeve anëtare që shpesh mund të bllokojnë qëndrimet e shumicës. Ish presidenti i bankës qendrore evropiane, të cilit i atribuohet shpëtimi i euros nga kolapsi një dekadë më parë, tha se zgjerimi i BE-së në lindje, është thelbësor, përfshirë anëtarësimin e Ukrainës. “Ne duhet të integrojmë plotësisht vendet që kanë ambicje evropiane”, tha ai, duke shprehur mbështetje për shqipërinë dhe maqedoninë e veriut. Nuk ka një kërcënim për projektin evropian. Kjo është pjesë e implementimit të tij. Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Draghi po ashtu ka mbështetur fuqimisht edhe negociatat me kosovën dhe Bosnje Hercegovinën duke thënë se ne mbështesim të gjitha këto vende në ambicjen e tyre evropiane dhe duam ta shohim edhe Ukrainën anëtarë të BE-së. Ne duam që të përshpejtohen edhe negociatat me serbinë dhe malin e zi e po ashtu, duam të mbështesim pritshmëritë e Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës. Pak ditë pas pushtimit rus, në Shkurt, Ukraina kërkoi procedura të përshpejtuara për anëtarësim në BE. Brukseli u përgjigj duke thënë se procesi ishte rigoroz, kompleks dhe kërkonte vite, por i ofroi Kievit një vlerësim të përshpejtuar. Shqipëria dhe Maqedonia e veriut ndërkohë, duhet të fillonin negociatat e anëtarësimit që në 2020-ën, por janë bllokuar në vend për shkak të kundërshtive nga Bullgaria dhe kushteve të vendosura nga gjermania dhe holanda.

SHARE