ABAZOVIQ: QËLLIMI I QEVERISË ËSHTË TË ZHBLLOKOJË INSTITUCIONET DHE TË PËRSHPEJTOJË INTEGRIMIN

Në llogarinë e tij në Twitter, kryeministri Dritan Abazoviq falënderoi kryeministrin italian Mario Draghi për “shprehjen e dëshires për të mbështetur Malin e Zi në rrugën e tij evropiane”. Abazovic është takuar sot me ambasadorin e Italisë në Mal të Zi, Luka Zelioli. “Sot bisedova për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e transportit, energjisë dhe kulturës. Qëllimi i Qeverisë është zhbllokimi i institucioneve dhe përshpejtimi i integrimit. Jemi të sigurt për sukses!”, tha Abazoviq.

SHARE