MILLATOVIQ: NATO I DHA MBROJTJE DHE STABILITET MALIT TË ZI

Anëtarësimi në NATO i ka siguruar Malit të Zi mbrojtje, parashikueshmëri dhe stabilitet brenda të cilit mund të vazhdojmë të zhvillojmë demokracinë, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Millatoviq e bëri të ditur këtë në një panel diskutimi me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s: “Mburoja e sigurisë në një botë të pasigurt, organizuar nga Aleanca Atlantike e Malit të Zi”.

Millatoviq tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është një vendim i rëndësishëm i Malit të Zi modern dhe një sinjal i vendosmërisë për të ruajtur paqen dhe prosperitetin.

“Përkushtimi i Malit të Zi për anëtarësim demonstrohet përmes pjesëmarrjes në misionet e NATO-s, duke kontribuar kështu në sigurinë kolektive”, tha presidenti.

Siç shtoi ai, Mali i Zi i ndjenë vuajtjet e njerëzve në Ukrainë dhe në përputhje me rrethanat, siç thotë ai, ne e kemi ndihmuar Ukrainën në disa raste.

“Sot, Mali i Zi është i përkushtuar për stabilitetin rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Nuk ka çështje të hapura të Malit të Zi me vendet fqinje, pavarësisht nëse janë anëtarë të Aleancës apo jo. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë nuk kanë alternativë. Mali i Zi do të mbetet një aleat i përkushtuar i NATO-s”, tha Millatoviq.

SHARE