MILLATOVIQ KA URUAR 4 PRILLIN – DITËN E STUDENTËVE

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka uruar studentët me rastin e 4 prillit – Ditën e Studentëve, e cila festohet në kujtim të demonstratave kundër fashizmit në rritje në prag të Luftës së Dytë Botërore, gjatë të cilave u vra studenti nga Mali i Zi, Zharko Marinoviq.

Me këtë rast studenti më i mirë i Universitetit të Malit të Zi, Marko Vuleviq, ka kaluar ditën me Presidentin e Shtetit, Jakov Millatoviq, me rastin e festës së studentëve.

Me atë rast, presidenti Millatoviq theksoi se vendi ynë ka potencial të jashtëzakonshëm njerëzor, të cilin duhet ta afirmojmë edhe më tej për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe më të begatë.

Ai theksoi se vetëm një shoqëri me mundësi të barabarta, në të cilën më të mirët do të jenë bartës të progresit, mund t’u sigurojë brezave të ardhshëm që të jetojnë në një Mal të Zi më të bukur dhe më të pasur.

Ai deklaroi se është përgjegjësi e të gjithëve ne që të krijojmë një mjedis në të cilin arsimi, puna dhe dija do të jenë garancia e vetme e suksesit.

Vuleviq u shpreh i kënaqur për takimin me presidentin dhe shtoi se Mali i Zi ka një president që dëgjon studentët, zëri i të cilit nuk është më aq i qetë, duke theksuar se studentët e mirë krijojnë një të ardhme të mirë.

SHARE