Kultivimi i spinaqit në sera: Përgatitja për sezonin e ardhshëm në Kodërbudan

Njëri nga prodhuesit bujqësorë në Malësi, pikërisht nga fshati Kodërbudan, është Emir Palaj. Ai është i angazhuar në kultivimin e kulturave të ndryshme në serra, edhe gjatë sezonit të dimrit. Gjatë vizitës së fundit që kryem në fermën e tij, ai kishte të kultivuar spinaq, një kulturë që e praktikon prej vitesh. Megjithëse ai shprehet se prodhimi ka pësuar vonime për shkak të permbytjeve në zonën e tij, ai vë në dukje se mungesa e tij në treg ka sjellë çmime më të mira për produktet e tij.

Emiri shton se për kultivimin dhe kujdesin e kulturave nuk ka nevojë për shumë punëtorë, por preferon të punojë me anëtarë të familjes, pasi që puntoria është e pa përballueshme. Për sezonin dominues të pranverës dhe verës, Emiri planifikon të kultivojë tranguj në serra, ndërsa jashtë tyre do të fokusohet në kultivimin e patateve. Ai thekson se një nga nevojat më urgjente është ndalimi i importit gjatë periudhës së prodhimit dominues, duke e vlerësuar si një masë të rëndësishme për të mbrojtur tregun vendor, sidomos në një periudhë të shkurtër si kjo, ku perimet mund të prishen shpejt nëse nuk merren masa të duhura.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE