Sot shënohet 4 prilli – Dita e Studetëve.


Mali i Zi duhet të vazhdojë t’i afirmojë dhe shpërblejë studentët duke dhënë bursa dhe kredi dhe duke mbështetur institucionet e arsimit të lartë, në mënyrë që qytetarëve të ardhshëm akademik t’u ofrohen kushtet më të mira të mundshme për marrjen e njohurive dhe aftësive, tha kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq.
Në urimin e saj me rastin e 4 Prillit, Ditës së Studentëve, ajo u shpreh se të gjithë janë të detyruar të kontribuojnë që studentët të presin festën e radhës në një ambient sa më premtues, me kushte më të mira studimi.


Presidenti i Malit të Zi në largim, Millo Gjukanoviq, ka uruar 4 Prillin Ditën e Studentëve.
“Në kujtim të Zharko Marinoviqit nga Cetina, simbol i luftës së studentëve për të drejtat e tyre dhe një shoqëri më të mirë, studentët dhe studentet festojnë sot ditën e tyre – 4 Prillin. Me urimet më të ngrohta, është mundësia për të theksuar rolin e pazëvendësueshëm që e luan kjo popullatë në çdo shoqëri”, ka shkruar Gjukanoviq në Twitter.
Ai deklaroi se “vetëm duke ngritur cilësinë e arsimit dhe dijes mund ta ndryshojmë vendin për mirë”.


Ministri i Arsimit Miomir Vojinoviq ka dërguar një mesazh urimi me rastin e 4 Prillit, Ditës së Studentëve.
“U uroj të gjithë studentëve për Ditën e Studentëve dhe shfrytëzoj rastin për t’u kujtuar atyre rolin e tyre vendimtar në shoqëri. Si elitë intelektuale, qytetarët e ardhshëm akademikë janë nismëtarët e zhvillimit të vendit dhe mendimi i tyre kritik dhe fjalët konstruktive janë baza e një shoqërie të shëndoshë”, tha Vojinoviq.


Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj me rastin e Ditës së Studentëve tha se studentët gjithmonë krijojnë ndryshime, zbatojnë me guxim idetë dhe përpiqen për prosperitet.
“Ju përgëzoj për Ditën e Studentëve, e cila festohet në mbarë botën në shenjë respekti për multikulturalizmin dhe të kuptuarit e diversitetit si një pasuri që na pasuron dhe na përmirëson”, tha Dukaj.
Koha, siç thotë ai, ka treguar se studentët e sotëm janë shkëndija e së nesërmes sonë të përbashkët.