BORELL DHE VARHELI: NE JEMI TË GATSHËM TË VAZHDOJMË TË MBËSHTESIM MALIN E ZI, STABILITETI POLITIK ËSHTË ÇELËSI PËR PËRPARIMIN DREJT BE-së

Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim Malin e Zi në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesit të lartë të BE-së Joseph Borell dhe komisionerit për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Oliver Varheli.

“Bashkimi Evropian përgëzon Jakov Milatoviqin për zgjedhjen e tij si president i ri dhe pret me padurim bashkëpunimin me të gjithë aktorët politikë për të ndihmuar Malin e Zi të qëndrojë i vendosur në rrugën e tij strategjike evropiane. Ndërtimi i konsensusit mbi aktivitetet prioritare që janë kyçe për përparimin e vendit në anëtarësimin në BE dhe fokusimi në reformat urgjente të sundimit të ligjit të paraqitura nga Komisioni Evropian në raportin e fundit të zgjerimit janë të një rëndësie thelbësore për përmbushjen e këtij qëllimi. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim Malin e Zi në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE. Stabiliteti politik është çelësi i përparimit drejt BE-së, një proces që përfiton si Mali i Zi ashtu edhe Evropa në tërësi,” thanë Borell dhe Varheli.

SHARE