BANKA BOTËRORE E SHQETËSUAR PËR LARGIMIN E NJERËZVE NGA SHQIPËRIA

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, tregoi strategjitë që do të ndjekin në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, ai theksoi se janë të shqetësuar për largimin e njerëzve nga Shqipëria e ndaj synojnë që të sigurojnë kapitalin njerëzor.

Ndërkohë pjesë e projekteve do të jetë rritja e rezistencës dhe përmirësimi në menaxhimin e katastrofave.

“Shtylla e dytë e strategjisë tonë është tek kapitali njerëzor, siç e dimë të gjithë ne jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria”, tha Salinas.

“Synojmë që të forcojmë kapitalin njerëzor. Kemi punuar për shëndetësinë sidomos për rindërtimin e spitaleve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit. Jemi të lumtur që të përmirësojmë aftësinë digjitale. Së treti, strategjia jonë është rezistenca”, tha përfaqësuesi i bankës.

SHARE