KATËR RASTE TË REJA, TË GJITHË NGA PODGORICA

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe katër raste të koronavirusit, duke rritur numrin e pacientëve në Mal të Zi në 201.

“Të gjithë pacientët e rinj janë nga Podgorica, tre janë kontakte të rasteve të njohura më parë, ndërsa një është në fazën fillestare të hulumtimit epidemiologjik dhe kontaktet e tij janë duke u identifikuar”, njoftuan nga ISHP.

Ata shtuan se 51 mostra janë analizuar nga ky mëngjes e deri në orën 17:50 pasdite.

Në Tuz mbetet numri i njëjtë, 34 persona.

SHARE