INSTITUTI: 532 RASTE TË REJA DHE 5 VIKTIMA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit dhe janë regjistruar 532 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin total të testuar për të enjten ishte 24.75 për qind. Gjatë ditës së enjte në ISHP janë raportuar pesë vdekje nga infektimi me Covid, në pacientë nga Podgorica, Tivari, Kotorri, Plevla dhe Andrijevica. Thuhet se deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 885 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri total i rasteve aktualisht aktive me Covid 19 në Mal të Zi është 4,902.

SHARE