Historia e Dillon Helbig për yllin e Krishtlindjeve, në ditën e parë të Falënderimeve në Polin e Veriut është bërë hit.
Kur 8-vjeçari kah mesi i dhjetori përfundoi së shkruari librin “Aventurat e Krishtlindjeve të Dillon Helbig”, dëshironte që të gjithë ta lexojnë. Problemi i tij i vetëm ishte se nuk kishte agjent, transmeton Telegrafi.
Kështu vendosi që vet ta promovojë. Kur me gjyshen shkoi në bibliotekën e Idahos, Dilon la librin e tij në një raft të zbrazët.
“Gjithmonë jam në kërkim, sikur kur dua çokollatë. Ka pasur shumë biblioteka para të cilave jam detyruar të tërhiqem, por a e dini çfarë kam bërë? Kam fshehur librin në shpinë dhe jam futur tinëzisht – duke lënë librin në rafte”, tha Dilon gjatë një interviste dhënë për televizionin KTVB.
Libri prej 81-faqeve përshkruan aventurat e Dilan që është në klasën e dytë, që lëviz nëpërmjet yjeve në bredh. Dilon kështu udhëton nëpër kohë deri në ditën e parë të Falënderimeve e deri te Poli i Veriut
Disa ditë më vonë, kur Dilan shkoi për të kontrolluar librin, vërejti se nuk ishte aty ku e kishte lënë. Nëna e tij i kishte telefonuar zyrtarëve të bibliotekës.
“Prindërit e tij brengoseshin se do ta gjejnë librin e tij dhe do ta hedhin në shportë të mbeturinave”, tha Alex Hartman, menaxher i degës së bibliotekës Lake Hazel.
Doli se Hartman dhe kolegët e tij zbuluan librin e Dilon në raftin e “rrëfimeve” të cilin e lexuan me kënaqësi – përfshirë këtu edhe të birin 6-vjeçar të Hartmanit.
“Libri i Dilonit i përgjigjet të gjitha kritereve që i kërkojmë për ta pasur në koleksionin tonë”, tha Hartman.
Kështu me lejen e vogëlushit, biblioteka e kategorizoi librin. Nga e shtuna, libri i Dilan ka një listë të gjatë të atyre që po presin ta lexojnë – përkatësisht 55 persona. E Hartman bisedoi me nënën e Dilanit për mundësinë e digjitalizimit të librit.
/Telegrafi/