SENATI RRËZON AMBASADORIN E SHBA-së PËR SHQIPËRINË, PRESIDENTI BIDEN DUHET TË PROPOZOJË NJË EMËR TË RI

Senati amerikan ka rrëzuar propozimin e Presidentin Joe Biden për të emëruar David Kostelancik si ambasador të SHBA në Shqipëri.

Edhe pse e kishte marrë miratimin nga komiteti i Politikës së Jashtme, Senati amerikan në faqen zyrtare njofton se kandidatura e Kostelancik i është kthyer Presidentit sipas dispozitave të Rregullores të Senatit, paragrafi 6 i Rregullores së Përhershme të Senatit.

Mbi bazën e këtij vendimi, Presidenti Biden duhet të propozojë një kandidaturë tjetër si ambasdor i Shqipërisë në SHBA.

Kostelancik u propozua në Janar të vitit shkuar si zëvendësues i ambasadores Yuri Kim.

SHARE