RRITET ÇMIMI I TË GJITHA LLOJEVE TË KARBURANTEVE NË MAL TË ZI

Rritet çmimi i të gjitha llojeve të karburanteve në Mal të Zi, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Një litër nga të dyja llojet e benzinës do të jetë dy cent më shtrenjtë dhe do të kushtojë BMB 98 1,52 euro, ndërsa BMB 95 1,48 euro.

Eurodizeli për dy javët e ardhshme do të kushtojë 1.43 euro, si dhe një litër naftë për ngrohje do të kushtojë 1.40 euro.

“Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën dhe sasinë e elementeve në bazë të të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, numër 23/2021), përllogaritja e radhës do të bëhet në datën 15 janar dhe çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 16 janar”, thuhet në njoftim.

SHARE