SATELITËT ALBANIA 1 DHE 2 LËSHOHEN NË HAPËSIRË

Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 kanë nisur rrugën e tyre për në hapësirë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama përmes një video live në “Facebook” ku monitorohet lëshimi i raketës Falcon 9, që është  misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët , Albania 1 dhe Albania 2. “Kjo është realizuar pëmes një kontrate, e cila konsiston në përdorimin  ekskluziv të dy satelitëve, për një periudhë tre vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS), si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj,” tha Niko Peleshi.

SHARE