Pse qeshin bebet gjatë gjumit?

Pse qeshin bebet gjatë gjumit?

04 Jan, 2023   

E qeshura gjatë gjumit, e quajtur edhe hipnogjeli, është një dukuri relativisht e zakonshme. Por, çfarë e bën një fëmijë të qeshë në gjumë?

Meqenëse është e pamundur të dihet vërtet nëse foshnjet ëndërrojnë, besohet se kur foshnjet qeshin në gjumë, shpesh është një refleks sesa një përgjigje ndaj një ëndrre që ato shohin.

Kur foshnjet kalojnë gjumin REM, trupi i tyre mund të bëjë lëvizje të pavullnetshme.

Këto lëvizje të pavullnetshme mund të kontribuojnë në qeshurën e foshnjeve gjatë kësaj kohe.

Megjithatë, mund të ketë lloje të krizave të njohura si kriza xhelastike, e të cilat janë episode të të qeshurave të pakontrolluara që zgjasin 10 deri në 20 sekonda.

Nëse vëreni se kjo gjendje po ndodh rregullisht, disa herë në ditë, bideoni me pediatrin tuaj.

SHARE