KURTI KËRKON MË SHUMË TRUPA TË KFOR / GJERMANIA HESHT: VËMENDJA TEK DIALOGU

Qeveria gjermane është shprehur e lehtësuar pas shtendosjes së fundit të gjendjes në veri të Kosovës dhe largimit të barrikadave nga rrugët. “Ky është një sinjal i mirë që vjen nga të dyja palët e që rezultoi me heqjen e barrikadave nga minoriteti serb në veri të Kosovës”, tha një zëdhënëse e qeverisë në Berlin. Kjo ka rezultuar me rihapjen e të gjitha vendkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, që ishin bllokuar në dhjetor dhe në kohën e festave. “Tani duhet të përqendrohemi tek mbështetja e dialogut dhe vazhdimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë është duke bërë qeveria gjermane”, shtoi zëdhënësja. Sipas zëdhënëses, qeveria gjermane do të përqendrohet edhe më tej në vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e problemeve me dialog. Kryeministri Kurti ka deklaruar në një intervistë për gazetën gjermane Dei Ëelt se “Forcimi i trupave të NATO-s në kosovë do të forconte edhe sigurinë dhe paqen në të gjithë rajonin e ballkanit perëndimor. Sidoqoftë, më herët, përfaqësuesit e NATO-s kanë qenë të qartë në deklaratat se ata janë në gjendje të kujdesen për paqen dhe sigurinë në Kosovë. KFOR-i është në Kosovë prej vitit 1999 dhe kujdeset për sigurinë e vendit. Rreth 3800 trupat e NATO-s janë garanci e sigurisë në të gjithë Kosovën. Në këtë kontigjent janë edhe rreth 70 ushtarë gjermanë. Tensionet më të fundit në veri, erdhën pas vendimit të qeverisë së kosovës për ndryshimin e targave të paligjshme që kulmuan me barrikada. Por ajo që shqetësoi më shumë zyrtarët perëndimor, ishte retorika luftarake e dëgjuar në Beograd, rritja e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë serbe por edhe kërcënimet nga qeveria e Kurtit se do ti largojë barrikadat qoftë edhe me dhunë. Sipas ekspertëve gjermanë, situata tani në veri të kosovës është e qetë, por problemet kanë mbetur….

SHARE