BRAJOVIQ: PUNOJMË SHUMË PËR TA BËRË MALIN E ZI NJË VEND MË TË MIRË PËR TË JETUAR

Vitin e kaluar ishte më i miri që nga themelimi i Social Demokratëve dhe arsyeja për trendin e vazhdueshëm të rritjes së kësaj partie është një politikë e qëndrueshme dhe e qartë, vlerësoi lideri i këtij subjektit politik Ivan Brajoviq.

Ai theksoi se ata mbeten të angazhuar për realizimin e asaj që u kanë premtuar qytetarëve të Malit të Zi. Duke komentuar nëse ai është i kënaqur me funksionimin e koalicionit qeverisës pjesë e të cilës është SD, Brajoviq tha se ështe i kënaqur që respektohet strategjia dhe parimet themelore të shtetit mbi të cilat është formua koalicioni.

“Nuk ka devijime nga orientimi evropian dhe euroatlantik dhe vlerat që ne i konsiderojmë si parametra kyç të zhvillimit për të ardhmen e shoqërisë sonë. Sigurisht që ka pikëpamje të ndryshme mbi zgjidhjet e caktuara, por ato eliminohen nga diskutimet e hapura, duke negociuar me  argumente dhe duke gjetur zgjidhje kompromisi”, tha Brajoviq.

Brajoviq, vlerësoi se Social Demokratët janë partner i besueshëm në Qeveri, duke theksuar se është i sigurt se nuk i kurrsejnë  kapacitetet profesionale kur bëhet fjalë për bashkëpunimin e koalicionit.

SHARE