Sallatë me avokado dhe karkaleca

Edhe avokado, edhe karkaleca, pra edhe akullore edhe çokollatë! Mos e lini pa provuar këtë sallatë!

Përbërësit

  • 600 gram karkaleca të qëruar
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 avokado të prera në feta-feta
  • Kripë, piper
  • ½ qepë e kuqe
  • ½ lakër e grirë imët ose rukola(sipas dëshires).
  • Për salcën:
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 lugë gjelle lëng limoni
  • ¼ lugë çaji fara kumini
  • ¼ lugë çaji kripë
  • ¼ lugë çaji me piper të zi.

Udhëzimet

  1. Përbërësit e salcës i përzieni bashkë në një tas dhe i lini mënjanë.
  2. Zieni karkalecat për 5 minuta në një tenxhere.
  3. Në një tas të madh bashkoni lakrën, avokadon dhe qepën. Shtoni pak kripë, piper dhe vajin e ullirit.
  4. I përzieni mirë.
  5. Shtoni karkalecat dhe në fund shtoni salcën.
  6. I përzieni të gjitha bashkë dhe sallata është gati për t’u shijuar!
  7. Ju bëftë mir!
SHARE