MASAKËR NË QENDRËN TREGTARE / NJERËZIT VRAPOJNË TË TMERRUAR, TRE VIKTIMA NË SULM

Tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri në një qendër tregtare në Bangkok, të martën, me autorin që u arrestua nga policia.

Videot e shumta që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë njerëz që vrapojnë në panik nga qendra tregtare, një prej destinacioneve kryesore të blerjeve në kryeqytetin tajlandez që frekuentohet shumë nga turistë dhe banorë vendas.

Kryeministri i Tajlandës tha se autori i sulmit ishte arrestuar dhe situata ishte vendosur nën kontroll ndërkohë zyrtarët e policisë konfirmuan numrin e viktimave.

Dhjetëra makina policie dhe disa ambulanca u panë jashtë qendrës tregtare ndërkohë që njerëzit vazhdonin të shoqëroheshin jashtë saj.

Sulmi vjen vetëm pak ditë para përvjetorit të parë të një prej ditëve më të përgjakura në historinë e Tajlandës, kur një ish oficer policie, i armatosur me thikë dhe armë zjarri, sulmoi një kopsht duke vrarë 24 fëmijë dhe 12 të rritur.

Në 2020-ën, një ish oficer i ushtrisë kreu një masakër në një qendër tregtare në një tjetër qytet tajlandez, duke vrarë 29 persona e duke plagosur shumë të tjerë.

SHARE