Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot se informatat preliminare të autoriteteve të Kosovës tregojnë se shumica dërmuese e personave të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit janë ose pjesëtarë të organizatës, Mbrojtja Civile ose të Brigadës Veriore, të dyja të shpallura terroriste në Kosovë, në qershor të këtij viti.
Të dy këto grupime të shpallur terroristë nga Prishtina qershorin e këtij viti. Kurti mëshoi idesë se siguria e Kosovës dhe ndëshkimi i sulmuesve të policisë, janë çështjet kyçe të momentit.
“Më lejoni të kujtoj se më 29 qershor i kemi shpallur dy organizata terroriste. ‘Mbrojtja civile’ dhe ‘Brigada veriore’ si organizata terroriste që veprojnë në territorin e Kosovës, ndaj edhe nëse diçka tregojnë informatat preliminare, shumica e të përfshirëve në këtë sulm kriminal që rezultoi me vrasjen e rreshterit policor, është se ata ishin pjesëtarë ose të ‘Mbrojtjes civile’ ose të Brigadës Veriore’, ose të të dyjave”, u shpreh Kurti.