PRISHTINA HAP TRYEZËN E AGROTURIZMIT

Komunarët e qyteteve shqipfolëse të rajonit, të dielën diskutuan kokë më kokë në Prishtinë, për agroturizëm. Potenciali në këtë fushë, u kërkua të shfrytëzohet më shumë. Nikoqiri, paralajmëroi ndryshime në këtë aspekt. Ndihmesë për këtë, mbase do të jetë edhe platforma e re që Unioni i Bashkive Shqiptare do ta lansojë në nëntor, për 106 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. „Sot, Prishtina ishte nikoqire e mbledhjes së anëtarëve të Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, në të cilën mirëpritëm Kryetarët dhe përfaqësuesit e drejtorive përkatëse të Komunave dhe Bashkive anëtare të Unionit. Nën moton “Kurorat e Qyteteve Shqipfolëse si Destinacion i Agroturizmit”, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në këtë drejtim. Projekte të shumta janë realizuar deri më tani në kuadër të UBShR-së, dhe shumë të tjera presin realizimin në të ardhmen e afërt, për të cilat u zotuam së bashku në këtë takim. Të mirat që ofron natyra janë të pazëvendësueshme për shëndetin fizik e mendor të qytetarëve tanë. Andaj, çfarëdo lloj investimi që e ruan, promovon dhe e sjell natyrën më afër nesh, e që vepron në harmoni të plotë pa e dëmtuar atë është vlerë e shtuar shoqërore për të gjitha trevat shqipfolëse kudo,“ shkruan kryetari i Prishtinës, Perparim Rama. Në mbledhjen e Unionit të Bashkive shqiptare muar pjesë edhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. Në këtë mbledhje, u bë nënshkrimi i vendimeve për vitin 2023, si dhe u diskutuan në mënyrë të detajuar projektet të cilat do të realizohen vitin e ardhshëm.

SHARE