ZGJERIMI I NATO-s KONTRIBUOI NË STABILITETIN E RAJONIT

Zgjerimi i NATO-s ka kontribuar në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Evroatlantike, Jens Stoltenberg.

Ai u tha gazetarëve në Bruksel në prag të takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, duke komentuar pasojat e referendumit në Maqedoni mbi situatën në rajon, tha se fakti që Mali i Zi ishte anëtar i Aleancës ishte i mirë për vendin, por edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Siç shtoi Stoltenberg, kjo gjithashtu ndihmoi në krijimin e bazës për më shumë investime dhe për prosperitetin ekonomik.

“Pas i që Mali i Zi, hyri në NATO,  investimet e aleatëve të NATO-s janë dyfishuar. Shpresoj që të mund të shohim të njëjtin zhvillim në rastin e mosmarrëveshjes për emrin midis Shkupit dhe Athinës, por është  në vetë atë vend që të vendosë se si të shkojë përpara “, tha Stoltenberg.

Takimi i ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, i cili do të ndiqet edhe nga  ministri i mbrojtjes së MZ, Predrag Boshkoviq, filloi sot në Bruksel.  Ministri i Mbrojtjes së MZ, Boshkoviq, me këtë rast deklaroi se siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, qëndron në integrimin e rajonit në NATO. Ai thekson se ai është optimist se Maqedonia do të jetë anëtari tjetër i Aleancës.

Ai, në ditën e parë të takimeve të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, tha gjithashtu se Mali i Zi ka miratuar një plan afatgjatë për investimin në mbrojtje dhe  tha se  modernizimi i forcave të armatosura do të vazhdojë.

“Nga ky takim pres që të konfirmohet një bashkim edhe më i fortë dhe vendosmërinë e të gjithë 29 shteteve anëtare të NATO,  mbetet të jetë promotor kryesor i paqes në botë”, tha Boshkoviq.

SHARE