Situata e përgjithshme në të gjitha sferat në Malin e Zi është përmirësuar meqenëse arritja e një objektivi prioritar të politikës së jashtme, pranimi në NATO dhe përfitimet janë të dukshme, tha Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, gjatë takimit të sotëm me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të NATO-s Rasmhom Jukneviçien.
Siç është kumtuar nga kabineti i presidentit të MZ, Gjukanoviq përgëzoi bashkëbiseduesen për zgjedhjen e saj në krye të Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe falënderoi atë që mu në ditët e para të saj në këtë pozitë ka vizituar Malin e Zi.
Gjukanoviq, vuri në dukje partneritetin afatgjatë dhe cilësor të Malit të Zi dhe PS-së, si dhe mbështetjen e vlefshme që kishin gjatë përgatitjeve për anëtarësim, duke theksuar se stabiliteti dhe dukshmëri më e mirë dhe prestigj i Malit të Zi në komunitetin evropian dhe euroatlantik tani është forcuar.
“Ne fituam një ritëm të ri në procesin e integrimit evropian dhe filluam të kuptojmë përfitimet serioze ekonomike, veçanërisht sa i përket investimeve dhe numrit të turistëve nga vendet e NATO-s. Mali i Zi do të vazhdojë të jetë anëtari përgjegjës i Aleancës, i cili në kapacitetet e saj do të kontribuojë në të gjitha aktivitetet e Aleancës së NATO“, tha Gjukanoviq.